836 shezlonge dhe çadra janë sekuestruar nga policia e Durrësit pasi ishin vendosur në hapësira publike.

 

Operacioni është shtrirë në zonën e Porto Romanos në kuadër të pastrimit të plazheve publike nga informaliteti.

 

sipas bluve, çadrat ishin pa leje, ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë 4 administratorët që kishin zaptuar plazhin.

 

ky operacion do të zhvillohet edhe në plazhe të tjera, ndërkohë që policia i ka bërë apel të gjithë bizneseve, sidomos hoteleve që të lirojnë plazhet e zaptuara pa autorizimet përkatëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re