Kjo e hënë nisi ndryshe në disa shkolla të kryeqytetit. Frika nga koronavirusi bëri që nxënësit të shkonin më mësim të pajisur me maska.

Ishin vetë prinderit të cilët duket se kanë qenë të shqetësuar e për pasojë u kanë thënë fëmijëve që të mos neglizhojnë masat parandaluese

Ndërkohë  mesuesit u kanë thënë edhe nxënësve të tjerë që nuk kishin maska, që nesër t’i përdorin ato kur të vijnë në mësim.

Ministria e Arsimit bashkë me atë të shëndetësisë kanë hartuar ndërkohë  një udhëzim të plotë që përfshin të gjitha masat që duhen marrë në shkollat publike dhe ato private kundër koronavirusit.

Më poshtë janë disa foto të publikuara nga shkolla 9-vjecare “Emin Duraku” ku janë afishuar udhëzime mbi kujdesin personal të higjenes që duhen ndjekur nxënësit, të gjitha bazuar mbi udhëzimet e ISHP.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re