Lija e Majmunit po shkakton shqetësim në të gjithë botën, megjithatë në vendin tonë nuk ka nevojë për panik. Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku tregon se kjo sëmundje nuk përbën rrezik, pasi transmetimi është kryesisht përmes kontaktit fizik.

 

Simaku nënvizon se lija e majmunit ka karakteristika të dallueshme nga sëmundje të tjera në qarkullim, gjë që sipas tij lehtëson punën e bluzave të bardha në evidentimin e rasteve.Nga ana tjeter vaksina e lisë, e marrë nga persona mbi 50 vjeç, siguron një lloj mbrojtjeje.

 

ISHP bën me dije se Shqiuperia të gjitha kapacitetet e duhura për diagnostikimin e lisë së majmunëve.

 

Aktualisht nuk ka një mjekim specific për këtë sëmundje dhe po punohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për medikamente antivirale.Vendi i parë që mori masa strikte pas konstatimit të rasteve pozitive, duke shkuar deri në karantinim është Belgjika. Ndërkohë Italia dhe Greqia kanë konfirmuar disa raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re