Skip to content

ISHP këshillon nxënësit: Nga maska te distancimi fizik, ja çfarë duhet të dini

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë nxënësit të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ISHP i bën thirrje nxënësve të ruajnë distancimin fizik, të lajnë dhe dezinfektojnë duart, të mbajnë maskë dhe dritaret e klasave hapur.

Mesazhi i ISHP:

Normaliteti i Ri

Në shkollë duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.

Kujdes

Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.