Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë sot një mesazh për të gjithë qytetarët, ku u bënë thirrje që të kujdesen për veten në këto ditë ku është përhapur COVID-19.
Në një postim në Facebook, ISHP shkruan se duhet të kujdesemi dhe për shëndetin mendon dhe të ndjekin këshillat e tyre.
“Duhet të kujdesemi edhe për shëndetin mendor ️ Ndiqni këshillat e mëposhtme si të përballeni me stresin nga COVID-19 ”, shkruan ISHP.
KËSHILLAT:
Është normale të ndihet shqetësim, konfuzion apo frikë në një situatë të tillë. Biseda me njerëz tek të cilët besoni, mund t’ju ndihmojë. Kontaktoni miqtë dhe familjarët.
Nëse ju duhet të qëndroni në shtepi ruani një stil jetese të shendëtshëm, përfshirë dietën e përshtatshme, gjumin, aktivitetin fizik dhe kontaktet sociale nëpërmjet internet apo telefonin.
Mos përdorni duhan, akool apo substanca të tjera për të menaxhuar emocionet. Nëse ndjeheni të mbizotëruar nga situata, këshillohuni me një specialist. Përgatisni një plan se ku të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për shëndetin fizik dhe atë mendor, nëse do të jetë e nevojshme.
Mblidhni faktet dhe informacionein që do t’ju duhet pë të vlerësuar rrezikun, në mënyrë që të merrni masat e përshtatshme parandaluese. Referejoni burimeve serioze të informacionit të tilla si: OBSH dhe institucione shëndetësore lokale.