Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi diten e stome 6 persona te prekur në Shqipëri, pesë prej të cilave janë në qytetin e Tiranës.
Kështu, Tirana numëron 55 nga 76 rastet pozitive me koronavirus në
Shqipëri duke u kthyer kështu kryeqendra e infeksionit në vend.
Nderkohe dje u konfirmuan 5 raste të reja në Tiranë duke e çuar numrin e të prekurve në 11 vetëm gjatë dy ditëve të fundit.
5 rastet e fundit të konfirmuar në kryeqytet janë prej kontakteve me personat e perkur
Deri tani jane testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar 76 raste ku 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është kjo:
• Tiranë 55 qytetarë• Durrës 5 qytetarë• Lushnje 2 qytetarë• Elbasan 2 qytetarë• Fier 8 qytetarë• Rrogozhinë 2 qytetarë• Kavajë 2 qytetarë
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Previous articleUshtria zbarkon ne rruget e Tiranes (Video)
