Me lehtësimin e masave shtrënguese në Shqipëri, ministrja Ogerta Manastirliu thotë se është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët.

Më poshtë keni disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e COVID-19, postuar nga ministrja e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa këshilla se si mund të përballemi me stresin gjatë kësaj periudhe te vështirë për shkak te javëve te gjata te izolimit.

ISHP thekson se është normale të ndihet shqetësim, konfuzion apo frike. Ajo që mund t’iu ndihmojë është biseda me njerëz të cilëve u besoni.

Ndër të tjera duhet të ndërgjegjësoheni se, jo gjithçka dëgjoni lidhur me virusin mund të jetë e vërtetë.
Duhet gjithashtu të menaxhoni emocionet në mënyrë të shëndetshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re