Skip to content

Ishte arratisur nga burgu e hiqej si fizioterapist në Pogradec/ Arrestohet i shumëkërkuari

  • 20/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e shtetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar që kërkohej nga drejtësia turke.

 

Salih Akkurt, banues në Konya të Turqisë është arrestuar në Pogradec pasi ishte i dënuar me 21 vite burgim. Akkurt-it i kanë mbetur edhe 10 vite burg për të kryer pasi ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

I dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”, dhe së fundi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, 42-vjeçari si duket fshihej në qytetit juglindor të vendit tonë ku për të mos rënë në sy mashtronte qytetarët duke u hequr.

 

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë shtetas, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42-vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale “Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, të parashikuara nga legjislacioni turk.

 

Gjatë kontrollit fizik, 42-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë