Një i paraburgosur me akuzën e dhunës në familje, ka ndërruar ditën e sotme në Reanimacionin Qendror në QSUT.

Bëhet me dije se 49-vjeçari Aurrel Sabriu, humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin në IEVP Korçë, dhe më pas është shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë.

Më pas, me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake, ku dhe ka ndërruar jetë paraditen e sotme, rreth orës 10:30.

Njoftimi:

I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re