Shpëtohet një person nga Shënkolli i Lezhës që ishte bllokuar ne grykëderdhjen e lumit Mat.

Operacioni për shpëtimin e tij është zhvilluar nga emergjencat Civilë të Bashkisë Lezhë.

Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi.

Personi kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat dhe falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re