POGRADEC- Një 44-vjeçar është arrestuar, pasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Gora, banues në fshatin Buçimas. Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar Gorën me 4 vite e 6 muaj burg.

NJOFTIMI I POLICISËNdalohet një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me 4 vjet e 6 muaj burg.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Aleksandër Gora, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas- Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim nr 81 të datës 30.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet, 6 (gjashtë) muaj e 25 (njëzetë e pesë) ditë burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/1, 80, 20 dhe 25 të Kodit Penal.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re