PUKE- Një 41-vjeçar nga Puka është arrestuar ditën e sotme, pasi rezultonte person në kërkim. Sipas policisë së Pukës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Puka, 41 vjeç, banues në këtë qytet, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr.228, datë 30.11.2017 e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re