Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Vlorë, ku Pamela Mërtiri 34-vjeç u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen Pavarësia, ndërsa dyshohet se shtyu dhe fëmijën e saj një vjeçar.

Nëna dhe fëmija ndërruan jetë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës, ndërkohë që dëshmitarët zbulojnë detaje nga kjo ngjarje tronditëse, teksa i panë të dy të shtrirë në sheshin e pallatit.

Mësohet se Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Gruaja u hodh nga një pallat që ndodhej shumë pranë banesës së prindërve të saj, duke i marrë jetën dhe fëmijës së saj të vetëm.

Nuk dihet nëse 34-vjeçarja ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, apo divorci nga bashkëshorti i saj duket se nuk është suportuar lehtë.

Babai i Pamelës, bëjnë me dije burimet është një mjek në pension në qytetin e Vlorës.

Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, që ka lënë të shokuar të gjitha banorët e lagjes Pavarësia në Vlorë, por edhe mbarë opinionin publik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re