Qindra qytetarë të Marokut, u mblodhën ditën e djeshme për të respektuar një djalë, tragjedia e të cilit përloti njerëzit kudo në botë.

Mes lotëve e trishtimit, Rajani 5 vjeçar u dërgua në banesën e fundit në varrezat e fshatit ku ai lindi. BBC ka përcjellë disa pamje të funeralit.

Në varrimin e vogëlushit kishte aq shumë njerëz, saqë kodra ku ai do të prehej nuk kishte vend për të qëndruar.

“Unë i lashtë të 50-tat dhe kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz në një varrim… Rajani ishte djali i ne të gjithëve”-tha një prej banorëve të fshatit për Reuters.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re