Giovanni Brusca është liruar nga burgu pas 25-vjetësh heqje lirie.

Ai njihet si një nga personat më besnik të Toto Rinas, kreut të bandës famëkeqe të Cosa Nostra-s. Brusca akuzohet për qindra vrasje, por ndër ato që bëri më shumë bujë, ishte atentati ndaj ish-gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo.

Ai njihej si “Kasapi”, “Ekzekutuesi”, dhe madje edhe “Derri”, si për formën e trupit, ashtu edhe për oreksin e tij për të ngrënë, përfshirë edhe etjen e tij për gjak. Për gati 20 vjet, duke nisur nga fundi i viteve 1970, Brusca dyshohet se ka vrarë 100-200 njerëz. Vrasja ishte biznesi i tij. “Në zemrën e tij, një mafioz nuk është një person gjakatar apo terrorist. Rregulli është se ai vret në emër të organizatës”- do të shprehej Brusca në gjyq. Lindi në një fshat të Siçilisë në vitin 1957, në një familje mafiozësh.

Stërgjyshi, gjyshi dhe babai i tij, kishin qenë që të gjithë pjesë e mafies, ndërsa i ati ishte ende bosi i zonës në vendlindjen e tij. Që në fëmijëri ai ndihmonte të atin në arratitë e tij të shpeshta, për t’i shpëtuar kapjes nga policia. Vrasjen e pare, e kreu kur ishte vetëm 18 vjeç, për të mos u ndalur më. Shumë shpejt, u bë killeri i preferuar në shërbimin e Salvatore Riina, “bosit të bosëve” të Cosa Nostra. Në shumicën e vrasjeve, ai kujdesej për zhdukjen e kufomave, të cilat i shkrinte në acid.

Brusca, ka qenë protagonist në vrasjen e disa zyrtarëve të lartë italianë, mes të cilëve prokurorin e antimafias Giovanni Falcone. Arrestimi dhe pendimi i mafiozit Mario Santo Di Matteo, çoi në arrestimin e Toto Rinës në janarin e vitit 1993, dhe të Giovanni Bruca në majin e 1996-ës. Di Matteo e pagoi shumë shtrenjtë tradhëtinë. Djali i tij 13-vjeçar u rrëmbye nga Brusca, u mbajt peng për 3 vjet, dhe në fund u vra, ndërsa trupi i tij u shkri në acid. Ishte vrasja e fundit, e një përbindëshi me fytyrë njeriu.

Në vitin 1977 ai mori pjesë në vrasjen e kolonelit të karabinierëve Giuseppe Russo.

Në 1983 ai Giovvani së bashku me Antonino Madonia vranë gjyqtarin Rocco Chinnici duke i vënë një bombë në makinë e duke vrarë gjithashtu edhe shoqëruesit e tij.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re