Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Rigels Kushe pasi gjatë ditës së djeshme shkaktoi aksident me mjetin e tij. Kushe përfundoi i përmbysur jashtë rruge me mjetin e tij, ndërsa si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe pasagjeri i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe  ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. K.  i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re