Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Mat. Rreth orës 09:30 në vendin e quajtur “Kumia e Tullave në Manxullë është rrëzuar nga ura një 25-vjeçare.

Njoftohet se F.T. është rrëzuar aksidentalisht ndërsa hidhte plehrat. E reja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mat

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re