Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan që po jeton në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron.

 

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me këtë aksident.

 

Ndërsa po heton edhe për shkaqet e këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re