Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka ironizuar mungesën e Lulzim Bashës sot në seancën plenare, e cila arriti dhe në konfrontim fizik mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës.

I ftuar në studion e “Opinion”, teksa fliste për aksionin opozitar të nisur në Parlament, Bardhi tha se “Lulzim Basha ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi”.

Sipas Bardhit, Basha duhej të ishte në parlament sot për të bërë betejë së bashku me kolegët e tij.

Blendi Fevziu: Ju jeni të PD-së se Basha thotë nuk jeni të PD-së?

Gazment Bardhi: Nuk e cakton zoti Basha. Po ta caktonte zoti Basha e zoti Rama ne nuk ishim as opozitë, as PD. Do ishim në shtëpi, siç kanë vendosur një pjesë e kolegëve përfshirë zotin Basha që sot në vend se të vinte të bënte betejë me ne për komisionin hetimor të sterilizimit, check-up se i kemi bërë beteja në PD prej vitesh.

Blendi Fevziu: Zoti Basha? Jo ai, ishte duke ngrënë byrek sot.

Gazment Bardhi: Po ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi. Zoti Rama mund të dojë opozitë që ha byrek, por ne nuk na kanë mandatuar qytetarët që të hamë byrek, na kanë mandatuar qytetarët që të kryejmë detyrën tonë, misionin kushtetues, të kontrollojmë mazhorancën.

Kujojmë se seanca planere e ditës së sotme (30 tetor) ka nisur me tona të ashpra dhe me konfrontime fizike, pasi deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka goditur me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri nisi për shkak e deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin, ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë. Gjatë kësaj situate të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka goditur socialistin.

Deputetë e opozitë penguan mbarëvajtjen e seancën duke u hequr kartat e mikrofonave deputeteve ë PS.

Seanca zgjati vetëm 47 minuta bashkë me ndërprerjen, ndërkohë që Lindita Nikolla është detyruar t’i japë fund seancës.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re