Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ksamil, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

 

Bëhet me dije se Kastriot Celi ka qenë duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil, kur i ka rënë një tullë në kokë.

 

66-vjeçari është nisur menjëherë për në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re