Skip to content

Ishte duke punuar në Palasë, dëmtohet rëndë shoferi i betonieres

Një aksident i rëndë gjatë punës ka ndodhur në fshatin Palasë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i një mjeti tip betoniere.

Njoftimi:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb