Kanë dalë detaje të reja për 34-vjeçarin që u gjet i pajetë pranë kupolës së avionëve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Mësohet se i ndjeri ishte baba i një fëmije. 34-vjeçari me inicialet K.D.. ishte nisur për në punë mëngjesin e sotëm dhe është rrëzuar në rrugë. ai kishte probleme me zemrën dhe mësohet se ky është një nga shkaqet që mund ta ketë çuar drejt vdekjes.

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm nga persona të rastësishëm. Ai ndodhet në morg aktualisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re