Skip to content

Ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 37 vjeçarit që dhunoi bashkëshorten në Tropojë

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari banues në Bajram Curr ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë 37 vjeçarin, banues në Bajram Curri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.