Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Vlorë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë,Vlorë, dhe është djegur plotësisht makina tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Klodjan Nazërit, e cila ndodhej në garazh.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re