Këtë të premte presidenti francez, Emmanuel Macron ka shkaktuar zemërim në opinoini publik sidomos në Angli, pasi ka pretenduar se Brexit ishte produkt i ‘gënjeshtrave dhe premtimeve të rreme’ pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Macron hodhi poshtë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë bllokun më shumë se katër vjet pas referendumit për Brexit.

Ai përdori fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit të tij për të sulmuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar.

Në fjalimin e mbajtur nga Pallati Elysee, Macron vuri në dyshim forcën e sovranitetit të Britanisë pas largimit të saj nga Bashkimi Evropian.

“Disa ditë më parë, kemi arritur një marrëveshje për të organizuar marrëdhëniet tona të ardhshme, duke mbrojtur interesat, industritë dhe unitetin tonë,” tha ai.

‘Mbretëria e Bashkuar mbetet fqinji ynë, por edhe miku dhe aleati ynë. Kjo zgjedhje e largimit nga Evropa, kjo Brexit, ishte fëmija i sëmundjes evropiane dhe shumë gënjeshtrave dhe premtimeve të rreme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re