Paul James, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit kanadez të të gjitha kohërave, pati devijim të frikshëm nga fati i tij jetësor, që me famën e të ardhurat që kishte do ishte krejt ndryshe nga ai që vuan aktualisht.. Ai luajti për Kanadanë 47 herë edhe pse kishte lindur Uells, dhe u bë anëtar i Sallës së Famës Kanadeze.

Por prej gjashtë vitesh jeton në varfëri të plotë, edhe pse ishte një nga talentet më të mëdhenj të vendit.

Ai madje ishte trajner i Kanadasë U-20, dhe kulmi i karrierës së tij ishin paraqitjet e tij në Kupën e Botës në Meksikë në 1986 për ekipin kombëtar të të rriturve.

Ai ishte në ekipin e parë në të tre ndeshjet që Kanadaja luajti në kampionatin në Meksikë atë vit, por që deri në Katar ishte e vetmja paraqitje e Kanadasë në një Kupë Bote.

Tani gazetarët e Daily Mail e gjetën atë në rrugët e Londrës duke lypur ushqim dhe ka gjashtë vjet që fle në karton. Gjithçka që ka është një batanije dhe një çantë e zezë. Ndonjëherë një kalimtar i jep atij një monedhë dhe kështu ai shtyn ditë pas dite.

Më herët, ai u intervistua nga Toronto Star.

Ai u largua nga Kanadaja në vitin 1998 për shkak të akuzave se përdorte kokainë dhe ishte droga që e çoi në fund, duke shitur çdo gjë që kishte.

Nëna e tij vdiq në qershor, dhe ai e mori vesh vetëm dy muaj më vonë. Ai shpreson që pas këtij rrëfimi të mund të lidhet me të atin. Ka katër vite që nuk ka parë askënd pranë dhe kjo është dëshira e tij e vetme për momentin. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re