Një vilë në Durrës është shembur pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje që kishin mbetur nën rrënoja që prej mëngjesit kur tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Sipas informacioneve paraprake që raporton gazetarja e Neës 24 Klodian Lala nga vendngjarja, mësohet se nën rrënoja dyshohet të jenë 7 ose 8 persona.

Deri pak minuta më parë, forcat e kërkim shpëtimit e kishin të pamundur ndërhyrjen për të shpëtuar jetët e njerëzve që dëgjoheshin teksa kërkonin ndihmë.

Zemrat e të pranishmëve ndalën për disa sekonda kur para syve të tyre se vila e cila kishte nën rrënoja persona të gjallë u shemb.

“Dy trupa te pajete u nxoren pak para se kjo vile te shembej teresisht. Nen rrenoja jane 4 femije te mitur, dy prej te cileve motra binjake jo me shume se 3 vjec.”, tha gazetarja Klodiana Lala ne lidhje live me News24.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko