Është arrestuar nga uniformat blu, biznesmeni Gëzim Kajno, i cili 8 vite më parë qëlloi për vdekje klientin në lokalin e tij pas një sherri mes tyre.

39-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata me 10 vite burg dhe i kishin mbetur për të vuajtuar edhe 4 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës në qytetin e Durrësit më 2016.

“Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë:

Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 1 Mars 2016 në lagjen 17 të qytetit, e njohur ndryshe si hyrja e Durrësit.

Gëzim dhe Bledar Kajno, të afërm me njëri-tjetrin, janë përplasur fizikisht me shtetasin Asllan Kërtusha, pasi ky i fundit në gjendje të dehur po bënte rrëmujë në lokalin e autorit të krimit.

Ata kanë tentuar ta nxjerrin me forcë jashtë ambienteve të lokalit dhe në atë moment Asllan Kërtusha ka kapur për fyti Gëzim Kajnon, i cili ka nxjerrë pistoletën dhe pa dashje ka plagosur Bledar Kajnon.

Në këto kushte, biznesmeni e ka ndjekur për disa metra Asllan Kërtushën dhe në momentin që ky i fundit po tentonte të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e ka qëlluar disa herë me shkelma dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re