Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur sot me datë 6 qershor pasi ishte i mbyllur gjatë katër muajve të kaluar, për shkak të pandemisë.

Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e detyrueshme.

Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më i vështirë për t’u respektuar, do të rrinë të mbyllura deri në një afat kohor të pacaktuar.

Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca, por edhe nga shtete të tjera të huaja, gjë që e bën atë si muzeun më të vizituar në botë. Humbjet financiare gjatë pandemisë llogariten të jenë 40 milionë euro.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re