Një aksident tragjik në punë, u mori jetën ditën e djeshme, dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative OST Fier. Ata ishin në zonën e Jagodinës dhe po punonin në një shtyllë të amortizuar, ku më pas shtylla është shembur në tokë, duke zënë poshtë dy elektricistët.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier si dhe Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Për mediat kanë folur kolegët dhe të njohurit e viktimave. Ata shprehen se ishin punëtorë të palodhur dhe i kishin ndihmuar vazhdimisht me linjat elektrike, ndërkohë që familja Saliasi e cila jeton në zonën e Mallakastrës nuk ka pranuar që të shprehet.

“Me Bashkimin kam punuar edhe unë. Me sa e njihja ka qenë i papërtuar. Ka qenë optimist. Nuk na erdhi mirë se jemi rritur me të. Por këto janë të papritura. Ishte arsye teknike. Bashkimi kishte vite, shumë kohë e gjatë. Ishte linja në remont.

Ishte çështje teknike. Të papërgatitur. Ishte njeri i pakursyer. Bashkimi natën ditën vinte bënte defektin. Na ndihmonte shumë. Vinte gjithmonë. Ka qenë njeri i pazëvendësueshëm. Kemi keqardhje të madhe”, shprehet një prej kolegëve të viktimës dhe njëherësh bashkëfshatar i tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re