Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme (10 mars) rreth orës 21:15 në Shkodër, teksa ishte i parkuar.

Foto ilustruese

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”, dhe automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale E.K., 38-vjeç.

Sakaq, dyshohet se shkak i përfshirjes në flakë të mjetit është bërë një shkëndijë elektrike.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, një automjet i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia”, në pronësi të shtetasit E. K., 38 vjeç. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve proceduriale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re