Anëtari i Partisë Demokratike, Dritan Shano i cili ishte i pranishëm në kuvendin kombëtar të kësaj të shtune, tha se pavarësisht entuziazmit të krijuar, është e pamundur që në krye të PD të rikthehet zoti Berisha.

“Nuk mund të drejtohet një forcë politike nga një person i shpallur “non grata”, pavarësisht arsyet. Për këtë ka një proces gjyqësor i nisur nga vetë Berisha.

Por ajo që i është ngarkuar mbiu shpatulla zotit Berisha nuk ka pse t’i jepet si karamele që të mbahet në xhep anëtarëve të PD”, tha Shano në studion e A2 CNN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re