Eshtra të ngjashme me ato të trupit te njeriut janë gjetur nga një banore e lagjes Kushtrimi ne Vlorë. Sipas qytetares ajo kishte marrë nje sasi dheu nga katllavani i nje pallati, për të bërë punime ne banesë. Pas konstatimit të eshtrave u njoftua policia.

“Ishim bashkë kur i gjeti. Me saktësi nuk e dimë. Do mbushte baçen, kur kishte dalë kafka e kokës.

Kafkë ishin edhe nja dy-tre eshtra të tjera. I ri do ishte. Ishte kafkë njëriu. Ishte me dhëmbë të bardhë”.

Mësohet se mbetjet kockore po dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re