Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 38-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Në prangat e policisë ka rënë Sotiraq Beçi i cili është dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vjet burgim. Bëhet me dije se ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Policia Tiranë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re