Home SHQIPERIA “Ishte i trembur dhe i panikosur”, Meta zbulon çfarë ndodhi në datën 13 tetor: Basha nuk dorëzoi asnjë dokument për…

“Ishte i trembur dhe i panikosur”, Meta zbulon çfarë ndodhi në datën 13 tetor: Basha nuk dorëzoi asnjë dokument për…

0
“Ishte i trembur dhe i panikosur”, Meta zbulon çfarë ndodhi në datën 13 tetor: Basha nuk dorëzoi asnjë dokument për…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti Ilir Meta:

I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë e tij përballë popullit opozitar që e gënjente duke u premtuar se ne 8 qershor do rrëzonte qeverinë si dhe I frikësuar nga dhuna që mund të ndodhte, Basha iu ul në gjunë presidentit që të ndryshonte datën e zgjedhjeve. Pikërisht në datën 8 qershor të 2018, presidenti sapo mbërriti në Shqipëri presidenti u njoh me situatën dhe ngjarjet e dhunës që pritej të ndodheshin dhe nëpërmjet një deklarate bëri me dije se duke marrë përsipër përgjegjësinë pasi analizoi situatën në vend, mori vendim për ndryshimin e datës së zgjedhjeve por edhe për të dhënë një rrugëzgjidhje për Lulzim Bashën por edhe për të rënë në dakordësi të plotë me palët për një datë tjetër. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua, kështu që unë e mora në telefon kryeparlamentarin I cili ishte në jug me kryeministrin.

Duke mos patur kohë në dispozicion por duke patur shqetësim të rëndë për pasojat e protestave pasi vetë Basha ishte I tmerruar nga rezultati i protestave që vetë I kishte thirrur. Mos të harrojmë se në protestat e mëparshme dhjetëra policë dhe qytetarë u plagosën. Pas anulimit të dekretit për zgjedhjet në datën 30 qershor unë bëra përpjekjet e plota për të arritur një dakordësi lidhur me një datë të re për zgjedhjet.

Pas dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, veprimi më minimal I Bashës do të ishte që të paraqiste në komision kërkesën për regjistrim në zgjedhje, datë për të cilën ra dakord vetë. Por cfarë ndodhi? Rezulton se zyrtarisht se Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet që unë pata dekretuar për t’u bërë në 13 tetor të 2019.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë