Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së 68-vjeçari që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, pak pasi doli nga Spitali Infektiv në Tiranë.

“Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak”

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.”, thuhet në reagim.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re