Pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Irena Bogdani ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të pedagoges e ka dhënë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe njerëzve të afërt.

Kushi shkruan se ajo ishte një akademike profesioniste, e cila gezonte respektin e kolegëve dhe studentëve.

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët. Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena”, shkruan Kushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re