Një kinez 101 vjec është shëruar nga koronavirusi dhe pas dy javësh në karantinë është kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij 92 vjecare. Duke dalë nga spitali ai u tha mjekëve se duhej të shkonte në shtëpi për t’u kujdesur për ‘të.

Pak pas ditëlindjes së tij të 101, ai  u diagnostikua me koronavirus.

I shtruar menjëherë në spital ai nuk u dorëzua dhe pas një jave mjekimi dhe dy javësh na karantinë, ai u largua nga spitali për t’u kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij. Duke përshendetur mjekët dhe infermierët ai u shpreh se duhej të shkonte në shtëpi të kujdesej për gruan e tij 92 vjecare.  Ai është pacienti më i moshuar që është shëruar nga koronavirusi në Kinë

Dai, sipas mediave kineze ka qëndruar në një spital në Uhan deri në 4 mars. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë gjurmë të sëmundjes

Para tij pacienti më i moshuar i shëruar nga koronavirus ishte një 98 vjecare./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re