Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd, që i dhanë edhe fund luftës në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thotë se sulmi u bë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra gjenocidi serb.

Ministrja thekson se ‘ishte koha kur shqiptarët si komb takuan historinë dhe kur historia nisi të shkruhet ndryshe dhe më mirë për shqiptarët’!

“25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe genocidi shtetëror i Beogradit!

Forca e NATO-s, vetëdija e komunitetit ndërkombëtar bashkuar me sakrificat e jashtëzakonshme të burrave dhe grave të UÇK-së i dhanë jetë kësaj beteje epike dhe shpëtuan ndërgjegjen e Perëndimit duke korrektuar Historinë dhe duke i rikthyer shqiptarëve dinjitetin e jetës në liri!

Mirënjohje pafund e të përjetshme Aleancës EuroAtlantike dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së!

Nderim përjetë heronjve dhe viktimave të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë.

Ishte koha kur shqiptarët si komb takuan historinë! Ishte kohë kur historia nisi të shkruhet ndryshe dhe më mirë për shqiptarët!”, shkruan ministrja Elisa Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re