Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe përndjekur për një vit një shtetase 28 vjeçe.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se shtetasi S.R 28 vjeç dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë

Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re