Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit pasi akuzohet se përndiqte vazhdimisht një 31-vjeçare.

Sipas burimeve të policisë 40-vjeçari në mënyrë të përsëritur ka përndjekur të renë.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit N. H., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur një shtetase 31 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re