Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas mediave fqinje, nga muaji tetor 2020 deri tani në shkurt 2021 i riu shqiptar ka vjedhur shtatë supermarkete në zona të ndryshme të Selanikut.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, vidhte produkte të ndryshme ushqimore, por jo vetëm.

Pas arrestimit për vjedhjen e ditëve të fundit, u arrit të zbulohej se shqiptari ishte edhe autor i vjedhjeve të tjera në zonat Panorama, Charilaou, Nikopolis dhe Kordelio.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re