Vrasje e ish-ushtarakut Altin Alikaj në Vlorë është ende mister, teksa hetimet janë përqëndruar në kompaninë celulare, ku 46-vjeçari kishte numrin e tij.

Mësohet se ata i kanë kthyer përgjigje familjarëve kur kanë tentuar të lidhen me fami46-vjeçarin, duke u thënë se celularin e kanë gjetur në rrugë. Pasi janë përgjigjur disa herë sikur ishte një person që kishte gjetur celularin, prindërit fillimisht nuk kanë menduar se djalit mund t’i kishte ndodhur diçka e keqe, dhe për këtë arsye ata nuk u kthyen për të kontrolluar në shtëpi.

Ndryshe nga shumë ngjarje të ngjashme, ku atentatet janë kryer të shpejta, në këtë rast, çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar në shumë detaje, që nga vrasja pa zhurmë, ulja e dritave, helmimi i qenve dhe deri te përdorimi i celularit të viktimës.

Pista kryesore e hetimit që po ndjek policia është ajo e një konflikti në Kosovë, ku dhe i është mbajtur pasaporta në muajin dhjetor, duke bërë që ai të kthehej në mënyrë të fshehtë në Shqipëri. Pikërisht atje mendohet se ka ndodhur një problem që mund të jetë i lidhur me lëndët narkotike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re