Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo Foresti, i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në Shqipëri.

Në letër shkruhet e përmbledhur gjithçka që ka ndodhur mëngjesin e 17 Majit tek godina e Teatrit Kombëtar, ndërsa e dënon sjelljen e shtetit ndaj aktivistëve dhe artistëve që ishin në mbrojtje të tij.

“Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike. Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Ish-diplom,ati mjaft i dashur për Shqipërinë pasi ka shërbyer në ditë të vështira, ka komentuar në letrën e tij edhe atë çfarë po ndodh në jetën politike në vend.

“Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë.”, shkruan ai.

E plotë: Zonja dhe zoterinj,

po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë.

Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike. Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë. Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë. Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë, Paolo Foresti Komisionit të Venecias

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re