Është gjetur i vdekur 83-vjeçari në Divjakë, që ishte larguar nga banesa. Ka qenë vajza e tij që ka bërë denoncimin në polici për të moshuarin që është gjetur i pajetë sot në fshatin Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftii:

Divjakë

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re