Një grua në moshën 71 vjeçare është gjendur e pajetë këtë të dielë në vendin e njohur si ‘pompat e Tushemishtit’ në Pogradec. E moshuara është identifikuar nga autoritetet si shtetësja me inicialet H.Q, banuese në Korçë. Rezulton se e moshuara ishte larguar në shkurt nga shtëpia dhe është gjetur këtë të dielë e mbytur.

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re