Skip to content

Ishte larguar nga banesa prej disa ditësh/ Mbytet një person në lumin Vjosë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një person është gjetur i mbytur në lumin Vjosë në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet.

 

Policia bën me dije se rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në , në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë