E dashura e monstrës së Las Vegas , Stephen Paddock, është kapur nga nga FBI-ja pasi u rikthye mbrapsh në SHBA nga Filipinet.
Marilou Danley u dërgua Los Anxhelos në një fluturim nga Manila në mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësja e imigracionit në Filipine tha mëngjesin e sotëm se Danley kishte ardhur në Filipine më 25 shtator në një fluturim nga Hong Kongu.
Pra ajo kishte mbërritur në Manila pothuajse një javë para se i dashuri i saj, Stephen Paddock, të vriste 59 persona në një festival muzikor në qytetin e kazinove.
Komandanti i departamentit të policisë së Las Vegasit ka thënë Danley është konsideruar një “person me interes” në hetimet për ngjarjen e rëndë që la më shumë se 500 të plagosur.
Ndërkohë Filipinet tha se autoritetet lokale të imigracionit kanë bashkëpunuar për hetimin me zyrtarët amerikanë.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re