Një i moshuar ishte larguar prej një jave nga shtëpia dhe gjendet ditën e sotme i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.

 

Burime të sigurura thanë se që nga dita e largimit nga banesa familjarët e të moshuarit kanë bërë denoncim në policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre.

 

Nga ajo ditë policia por dhe familjarët kanë pasur kontakte me persona të tjerë por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.

 

Burime jo zyrtare thane se kanë qene banorë të zonës që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij Rezervuari

 

Trupi i të moshuarit ndodhet në morg ku do bëhet dhe autopsia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re