Policia e Italisë ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar me kërkesë së Gjykatës së Pizës pasi mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes.

I riu shqiptar ishte nën arrest shtëpie për një grabitje vitin e kaluar si dhe për armëmbajtje pa leje.

37-vjeçari është arrestuar pasi ka grabitur disa bizhuteri brenda një shtëpie në Lazio.

Fillimisht gjykata e vendosi në arrest me burg, por më pas ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Por tashmë gjykata thotë se ka prova të tjera, çka ka detyruar që ta kthejnë shqiptarin në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re